Një rrugë në Chihuahua në Meksikë, është mbushur me zogj të ngordhur që kanë rënë nga qielli.
Ngjarja e pazakontë është raportuar nga mediat e huaja, ndërsa ajo është dokumentuar nëpërmjet videove nga vendi i ngjarjes.
Zogjtë kokë-verdhë, janë hasur të ngordhur nëpër trotuaret e rrugëve, nga banorët e qytetit Cuauhtémoc. Siç supozohet, ata erdhën si shtegtar nga Kanadaja veriore dhe kishin qenë duke dimëruar në Meksikë, transmeton Fol Drejt.
Nuk dihet me saktësi shkaku i ngordhjes masive të tyre, megjithatë, disa spekuluan se zogjtë mund të kenë vuajtur nga efektet e ndotjes së lartë, e cila ka goditur rajonin kohët e fundit. /FolDrejt/