U kap nga kamerat e sigurisë duke vjedhur libra komikë, por që u tha se kishin vlerë qindra dollarësh, në një dyqan në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Fol Drejt.
Sipas New York Post (NYT), bëhet fjalë për Ray Buffer, një aktor i disa shfaqjeve televizive, shihet duke i futur nën këmishë disa libra komikë, por që hetohet nga shitësja e dyqanit e cila e përzë nga aty.
Southern California Comics drejtoi gishtin nga Buffer, i njohur për pjesëmarrje në shfaqjet televizive të suksesshme “ER” dhe “Curb Your Enthusiasm”, pasi dyshohet se kishte marrë libra komikë me vlerë më shumë se 600 dollarë nga dyqani. Një postim në Facebook tregon pamjet e një burri brenda biznesit, i cili duket se merr komike duke i fshehur ato nën këmishën e tij.
Ndonëse në video nuk shihet aq qartë, nëse identiteti i hajdutit përkon me Buffer-in, opinioni i gjerë shpreson që rasti në fjalë të zbardhet sa më shpejt nga autoritetet./FolDrejt/
https://www.youtube.com/watch?v=6q600tue8Eo&ab_channel=Technicalgurpreet