Jetët e 26 milionë njerëzve në Afrikë, janë në rrezik shkaku i mungesës së ushqimit, transmeton Fol Drejt.
“Briri i Afrikës” është një ndër zonat më të rrezikuara, ndërsa kërcënimi i është kanosur edhe Kenias, Somalisë e Etiopisë.
Kriza, thonë njohësit e çështjes, mund të vijoj deri në mesin e vitit të ardhshëm.
Trupat e qindra kafshëve të ngordhura shihen si imazhe tragjike gjithandej. Fermerët lokalë konstatojnë se përqindja e humbjes së bagëtisë, është e lartë.