Ndërsa këto ditë është rikthyer vëmendja rreth çështjes së marrëveshjes me Serbinë, gazetari dhe analisti Xhevdet Pozhari ka rikujtuar deklaratat e ish presidentit Hashim Thaçi, të lëshuara rreth kësaj teme, shkruan Fol Drejt.
Një komenti të shkurtë ai ia ka bashkëngjitur dy video në të cilat dëgjohet ish presidenti duke i dhënë dy deklarata kundërthënëse.
“Në politikëbërjen në Kosovë nuk ka pasur dhe nuk mendoj se do të ketë pushtetar ma mashtrues sesa Hashim Thaçi. Dëshmia, qe shikoni këto dy video!” – ka shkruar Pozhari, ndërsa i ka veçuar citatet kundërthënëse të ish presidentit ku thotë:
“Idenë për korrigjimin e kufijve e kam marrë nga LDK” dhe “Korrigjimi i kufijve është ide e imja origjinale.”
Prandaj sipas Pozharit “Hashim Thaçi do të mbetet rrenci me numrin më të madh të përkrahësve të verbër.”
Aktualisht ish presidenti Thaçi jashtë rrjedhave të politikës. Ai po mbahet në burgun e Hagës, ndërsa po gjykohet për krime lufte./FolDrejt/