Në Kuvendin e Kosovës është duke u debatuar për qeverisjen dyvjeçare të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje! Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në fjalën e tij ka thënë për Qeverinë Kurti, janë “fatkeqësia e vendit”, shkruan Fol Drjet.
Sipas Gashit kjo periudhë është karakterizuar vetëm nga fatkeqësitë, dështimet dhe humbjet.
“Ikën 100 mijë qytetarë nga Kosova sepse ju e vratë shpresën” – ka thënë ndër të tjera ai.
Sipas tij, ndonëse Kurti nuk ka premtuar rritje të tatimit në pronë ai u rrit për 100 %. Për rrjedhojë, “kështu e ka vështirësuar jetën e qytetarëve. Inflacioni në qeverisjen e Kurtit sipas Bankës Botërore ka qenë 20 pëqind në vitin e parë, mbi 50 % për produktet bazë që nuk është përcjell me ide e veprime, por britma e piskama përballë çdo krize.”
Sipas tij, ai vetëm po shpërndanë mjete, për t’i mbuluar dështimet./FolDrejt/