Liverpool dhe Arsenal kanë zhvilluar ndeshjen kryesore të xhiros së 30-të të Premier League. Topçinjtë kryesuan 2:0, por ndeshja përfundoi 2:2.
Por pas ndeshjes, mediat angleze i kushtuan shumë hapësirë ngjarjes së pabesueshme në fund të pjesës së parë.
Lojtari i Liverpool-it, Andy Robertson, kundërshtoi kryearbitrin Paul Tierney dhe për këtë ai mori një karton të verdhë, dhe pasi situata u qetësua pak dhe ndërsa lojtarët po shkonin në dhomën e zhveshjes, ndihmës arbitri Constantine Hatzidakis e goditi Robertsonin me bërryl në fytyrë.
Menjëherë pas ndeshjes u njoftua komisioni i arbitrave të Federatës Angleze të Futbollit, i cili pranoi marrëzinë e ndihmës arbitrit.
“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”
“Ne jemi të vetëdijshëm për incidentin që përfshin ndihmës gjyqtarin Constantine Hatzidakis dhe mbrojtësin e Liverpoolit, Andrew Robertson, në pjesën e parë mes Liverpoolit dhe Arsenalit në Anfield. Këtë çështje do ta shqyrtojmë në tërësi pasi të përfundojë ndeshja”, thuhet në deklaratë. Kujtojmë se rrjetet sociale janë të mbushura me komente dhe reagime të ndryshme për rastin.
Ish-sulmuesi Blackburn që fitoi trofeun në vitin 1995, Chris Sutton, tani punon si analist për BBC dhe pranoi se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.
“Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë po mendonte Hatzidakis. Me sa shoh unë, ai duhet të dënohet rëndë. Nuk mbaj mend një ngjarje tjetër si kjo. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Ku është precedenti i këtyre gjërave? Tema e madhe ishte Aleksandar Mitroviq dhe ndalimi i tij me tetë ndeshje, dhe FA dëshiron ta ndëshkojë atë më ashpër. OK, por nuk mund t’i kesh asistentët e gjyqtarëve që godasin me me bërryl. Cili duhet të jetë dënimi i tyre atëherë?” pyet Sutton, transmeton Fol Drejt.
I keep being told the officials definitely definitely are not fighting for Arsenal…
Yet here is Constantine Hatzidakis, throwing almost as many elbows as Xhaka…#THFC #COYS #LIVARS pic.twitter.com/6RiZZ1tyil
— Football Confidential 🌐 (@footballconfid1) April 9, 2023