Një ari në SHBA ka arritur të futet në një shtëpi nga një dritare në katin e parë të një shtëpie familjare.
Pronari i shtëpisë nuk ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit të ariut dhe një kalimtar ka filmuar ariun nga një distancë e largët teksa priste ndihmën e shërbimeve profesionale.
Ariu hyri dhe dilte disa herë nga dritarja e katit të sipërm dhe pasi kontrolloi shtëpinë, u arratis nga dritarja e katit të parë.
Videoja e ariut kureshtar është publikuar në rrjetet sociale.
Pronari i shtëpisë Ryan McFarlain tha për Fox31 se ishte në punë kur mësoi se ariu kishte hyrë në shtëpi.
“Ai përdori ushqimin që kisha përgatitur për darkë dhe merrte edhe disa ushqime nga qilarja. Ai rrëzoi disa bimë shtëpie – ai nuk bëri asgjë të tmerrshme,” tha McFarlain, transmeton Fol Drejt.