Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar të dyshuarin për sulm ndaj KFOR-it, i njohur me nofkën “rusi”, raporton Fol Drejt.
Pamjet nga momenti i arrestimit janë publikuar edhe në rrejtet sociale.
“Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.
Ky nuk është rasti i parë i arrestimit të atyre që dyshohet se qëndrojnë prapa rasteve kriminale, siç është rasti i sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.” – thuhet në njoftimin e policisë.
Ua kujtojmë se për punën e arrestimeve të mëhershme ka reaguar edhe Beogradi zyrtar. Vet Aleksandër Vuçiq i pat cilësuar të arrestuarit si të pafajshëm, ndërsa Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin Xhelal Sveçla si kriminelë.
Autoritetet e Kosovës kanë treguar vendosmëri, pavarësisht akuzave dhe presioneve, për shtrirjen e sundimit të ligjit në këtë pjesë të vendit./FolDrejt/
A Serb from North Mitrovica, known as ‘Nemac’ and ‘Rusi’ was arrested this morning.
Arrest all of the criminals.
Here is a video from telegram sources. #kosovo pic.twitter.com/5bD7ZjRl3s
— KosovanMan (@KosovanMan) June 23, 2023