Exequiel Palacios i Bayer Leverkusen shënoi dy penallti në pjesën e dytë për të fituar ndeshjen kështu 2-1 me rezultat ndaj Bayern Munich-ut që ishte mysafir tek ta të dielën dhe u mohoi atyre lidershipin në Bundesligë.
Bayern nuk u pa askund në fillim, me nikoqirët që lëshuan një sërë goditjesh drejt portës së Yann Sommer në 15 minutat e para.
Bayern shënoi kur goditja e Joshua Kimmich u devijua pas 22 minutash.
Gjërat, megjithatë, morën një kthesë për keq për Bayernin pas pushimit pasi u akorduan dy penallti në favor të mikpritësve.
Por ngjarja këtu ishte shumë interesante pasi në të dy rastet e penaltive, referi i dha karton të verdhë futbollistit të Bayer Leverkusenit, por në të dy rastet pasi e shikoi në VAR, ai anuloi kartonin e verdhë për të dhe akordoi penalltitë.
“Penalltitë ishin të sakta. Gjithçka na mori shumë kohë sot dhe ne e merituam të humbnim”, tha Nagelsmann. /FolDrejt/
Këtu mund ta shikoni videon: