Një aksident i rëndë ka ndodhur në Australi. Vozitësi duket ta ketë humbur kontrollin, pasi automjeti i tyre goditi një pemë, për të shkaktuar vdekjen e shoferit dhe 4 pasagjerëve. Viktimat janë tri vajza dhe dy djem të moshës 14 deri në 16 vjeç, raporton Fol Drejt.
I gjallë nga ku aksident, ndërkaq, ka mbetur një një 18 vjeçar ka arritur të shpëtoj. Ai ka rezultuar negativ për alkool, por i është nënshtruar analizave të mëtejshme.
Më saktësisht, aksidenti ndodhi natën, në një rrugë të errët fshati në qytetin Buxton të Uellsit të Ri Jugor në Australi, ndërsa të gjithë viktimat ishin nxënës të shkollës së mesme Picton.
Në këtë lokacion jeton një komunitet i vogël, me rreth 1000 banorë.
Duke u bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes, inspektori i policisë Fuller nuk i mbajti dot lotët gjatë njoftimit. Ai ka theksuar se ky është aksidenti më i rëndë që ka përjetuar në karrierën e tij 38-vjeçare.
Lajmi tragjik ka shokuar tërë komunitetin./FolDrejt/