Një ngjarje dramatike ka ndodhur në një autostradë në Kaliforni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), shkruan Fol Drejt.
Një avion i vogël është detyruar të bëjë një ulje urgjente, duke ua rrezikuar jetën dhjetëra qindra drejtuesve të automjeteve.
Menjëherë pas uljes ndodh një shpërthim dhe avioni përfshihet nga flakët.
Sipas autoriteteve, piloti dhe pasagjeri ishin në gjendje të dilnin nga avioni në mënyrë të sigurt. Avioni gjatë uljes së tij u përplas me një kamion që transportonte tre persona, të cilët, për fat, nuk u lënduan. Kjo ngjarje dramatike, për fat, kaloi pa viktima./FolDrejt/