Në video shihet një avion luftarak rus, i cili nuk ia del të ngrihet lart, por përplaset në tokë, për të shpërthyer në flakë, shkruan Fol Drejt.
Sipas NYP ai u ngrit nga Krimea – ndërsa forcat ruse të Kremlinit vazhduan të humbnin terren ndaj kundërsulmimit të rrufeshëm të Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ndau klipin në Twitter të hënën, duke shkruar në postimin shoqërues: “Mëngjesin e së dielës në Krime. Një tjetër Su-25 është rrëzuar… Armët në duart e rusëve janë rrezik, para së gjithash, për veten e tyre”.
Regjistrimi 39 sekonda, i cili është parë më shumë se 188,000 herë, hapet me një pamje ku dy avionë luftarakë ngrihen në qiell krahë për krah.
Disa sekonda më vonë, ndërsa avioni në të djathtë përpiqet të bëjë një kthesë të fortë majtas, bie nga qielli dhe shpërthen, duke nxjerr tym e flakë deri në qiell./FolDrejt/