Grupi i turistëve serb që kishin mbetur të bllokuar në Valbonë janë shpëtuar. Ndërkohë është bërë i mundur edhe tërheqja e trupit të pajetë të turistit serb G.S, i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.
“Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, me mbështetjen ajrore të Emergjencave të Shqipërisë ka filluar operacionit e tërheqjes së trupit të pajetë të bjeshkatarit nga Serbia dhe personave të tjerë që ishin afër viktimës. Sipas informatave të para bëhet e ditur se i ndjeri ka pësuar arrest kardiak dhe ekipet tona bëjnë bartjen e trupit deri në hapësirën ku mund të ateroj helikopteri. Për më shumë informata do të njoftoheni në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Shërbimit te Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Ka qenë një turiste serbe e cila ka telefonuar duke thënë se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, G. S., kishte ndërruar jetë. Turistët e tjerë kanë mbetur të bllokuar për disa orë në zonën që po eskploronin. /abcnews.al/