Në Turqi sot u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, ku qytetarët e këtij vendi zgjedhin deputetë dhe presidentin e shtetit, transmeton Klix, përcjell Fol Drejt.
Votën e ka dhënë edhe presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan dhe kamerat kanë regjistruar reagimin e njërit prej votuesve kur ka parë presidentin që qëndronte në radhë pas tij në qendrën e votimit.
Videoja u përhap shpejt në rrjetet sociale dhe u bë virale. Një nga përdoruesit e Twitter-it e ka mbishkrimin e videos me përshkrimin e situatës: “Kur kupton se Erdogan po qëndron pas teje”.
When you realise it is Erdogan standing behind you pic.twitter.com/puFJBxfUdm
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) May 14, 2023
Kujtojmë se sot u zhvillua një nga zgjedhjet më të rëndësishme në Turqi. Qendrat e votimit janë mbyllur dhe numërimi i votave është duke u ndjekur nga e gjithë bota.
Aktualisht ka një garë të ngushtë mes presidentit aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe konkurrentit të tij kryesor nga opozita, Kemal Kilicdaroglu.