Përfaqësuesja e Anglisë në futboll pas katër fitoreve radhazi në grupin kualifikues për Kampionatin Evropian, barazoi me Ukrainën me rezultat 1:1. Oleksander Zinchenko i Arsenalit i dha epërsinë ekipit vendas, por Kyle Walker i Cityt barazoi.
Anglia është ende bindshëm e para në grup me 13 pikë nga pesë ndeshje, dhe Ukraina është e dyta me gjashtë pikë dhe një ndeshje më pak, kampionia aktuale e Evropës, Italia ka tre pikë dhe një ndeshje më pak se ata.
Anglia kundër Ukrainës drejtohej nga mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, i cili luajti një lojë të mirë, por përqendrimi i tij ra pas përfundimit të ndeshjes.
Një video e Bellinghamit duke hyrë gabimisht në autobusin e kombëtares së Ukrainës nën tribunat në Wroclaw është bërë virale në internet dhe ai e vuri re vetëm kur shoferi vuri në dukje se ai ishte në autbosuin e gabuar.
Klikoni KËTU dhe shikoni videon. /FolDrejt/