Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka përsëritur gafën e tij të famshme të përshëndetjes me ajrin në fund të fjalimit.
Gjatë vizitës në Tel Aviv të Izraelit, Biden u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit, teksa në fund të ceremonisë duket se u çorientua për një moment dhe shfaqet duke tentuar t’i shtrëngoj dorën ‘dikujt’ që nuk është fare aty, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Ky incident u bë viral në internet, e gjerësisht konservatorët amerikanë po tallen me të, teksa po e cilësojnë si rënie njohëse të presidentit Biden./FolDrejt/