fbpx
E enjte, 19 Shtator, 2024

Video/ Bllokohet teleferiku, qytetarët fillojnë të hidhen nga lart për t’i shpëtuar të ftohtit

Bllokohet teleferiku në një qendër skijimi në Turqi, qytetarët fillojnë të hidhen nga lart për t’i shpëtuar të ftohtit

Lexoni edhe..

Në Kartepe të Kocaelit, e cila është qendër e rëndësishme e skijimit në Turqi, teleferiku ka dështuar të punojë mbi 1 orë.

Disa prej qytetarëve, të cilët nuk e duruan dot të ftohtin për shkak se defekti nuk u rregullua menjëherë, kanë shpëtuar duke u hedhur nga teleferiku.

Pas 1 ore problemi është rregulluar dhe qytetarët e tjerë të bllokuar kanë shpëtuar, raporton t24.

Një prej qytetarëve ka regjistruar momentin e bllokimit në ajër dhe ka treguar se ishin ngrirë nga i ftohti.

“Teleferiku nuk funksionoi për 1 orë. Tashmë jemi ngrirë. Njerëzit kanë filluar të hidheshin. Jemi në gjendje shumë të keqe. Së shpejti do të kemi hipotermi”, tha ai.

Ndryshe, autoritetet turke kanë filluar tashmë hetimet rreth rastit ndërsa asnjë prej qytetarëve nuk është lënduar./telegrafi

 

 

 

 

Të ngjajshme