Jose Mourinho, trajner i Romës, ka vizituar muralin e Diego Armando Maradonas në Napoli, transmeton Fol Drejt.
The Sun shkruan se “The Special One” siç njihet Mourinho, vendosi lule pranë muralit të argjentinasit, dikur ish mik i tij, përpara ndeshjes së rëndësishme që klubi i tij pritet ta zhvilloj në kuadër të Serie A.
L’omaggio a Diego Armando Maradona 🙏❤️ pic.twitter.com/ifJ5GlDwqx
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 17, 2022
El Diego luajti për Napolin nga viti 1984 deri në vitin 1991, ku pati 259 paraqitje dhe shënoi 115 gola.
Kjo periudhë ishte më e suksesshmja e klubit, ndërsa koleksionuan dy tituj të Serie A, Kupën UEFA, si dhe Kupën e Italisë.
Në mënyrë të pabesueshme, këto fitime të titullit të ligës janë të vetmet në historinë e Napolit, dhe që atëherë ata nuk kanë fituar kurrë një kompeticion të madh evropian.
Për këtë arsye, Maradona është ende i nderuar në Italinë Jugore. Vdekja e tij në vitin 2020 u ndje njësoj si në Napoli ashtu edhe në atdheun e tij argjentinas./FolDrejt/