Goditja ishte aq e fortë sa ia çau kafkën.
Burri i cili e kreu këtë akt të shëmtuar, është i njohur për 16 vepra të tjera kriminale, transmeton Fol Drejt.
Për rastin e fundit, ai po akuzohet për sulm fizik të shkallës së parë.
Rasti ka ndodhur në Washington. Wantez Tullos, 31-vjeç, ishte arrestuar 11 herë më parë për vepra të ndryshme.
Gjatë 31 janarit, ai është filmuar duke e goditur me shkop bejsbolli në kokë Emma Shengnan Wang. Wong u rrëzua në tokë pavetëdije, ku si pasojë pësoi thyerje të kafkës, kurse sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes me çantën e saj.
Wang në ndihmë i dolën kalimtarët e rastit që e gjetën të lartë në gjak. Ajo është një inxhiniere që punon në Amazon dhe jeton në Seattle. Nga sulmi me shkop bejsbolli është detyruar t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik.
Policia pas identifikimit, e ka gjetur dhe arrestuar Tullos. Sipas raportimeve, ai kishte shkuar në një piceri, pas aktit të kryer./FolDrejt/