Deputetja e Parlamentit Britanik, Alicia Kearns, ka bërë të ditur vendimin e Qeverisë Britanike se nuk do ta mbështesë krijimin e enklavës serbe në Kosovë përmes Asociacionit.
Deputetja britanike njoftoi kështu përmes një postimi në twitter, të shoqëruar me një video ku shihen disa momente ku përmendet çështja e Kosovës dhe propozimit franko-gjerman.
”Shumë e lehtësuar kur dëgjova Qeverinë të konfirmojë se nuk do të mbështesë krijimin e një enklavë serbe në Kosovë. E rëndësishme është që ne të mos e rrënjosim më tej etno-nacionalizmin në Ballkan”, është shprehur deputetja britanike./FolDrejt/
Very relieved to hear the Government confirm that they will not support the creation of a Serb-enclave in Kosovo.
Crucial we do not further entrench ethno-nationalism in the Balkans. pic.twitter.com/RytJaWfAMb
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 31, 2023