Një video ka marr vëmendjen e miliona përdoruesve, ndërsa pasqyron një moment dramatik e të pakëndshëm i cili ka ndodhur në Washington D.C, ku një grua është nxjerr nga një autobus me dhunë, shkruan Fol Drejt.
Një sulm i regjistruar nga kamerat amatore tregon skenën ku disa të mitur e shtyjnë me forcë jashtë metrobusit një grua.
Në klipin i cili censurohet për sharjet e vazhdueshme, grupi i të rinjve mund të dëgjohet duke qortuar një grua me flokë të kuqe për gati një minutë, teksa ajo qëndron pranë derës së pasme të autobusit. E shoferi, pasi i tha zonjës të “zbriste nga autobusi” disa herë, ai e ndalon metrobusin, i hap dyert dhe gruaja hidhet jashtë.
“Thjesht shpresoj që në të ardhmen Metro të gjej një lloj mënyre për t’i parandaluar këto gjëra, që të mos i ndodh askujt” tha Kyla Thurston për FOX 5. Ajo tha se hoqi dorë nga vendi i saj pasi një grua me fëmijët e vegjël hipën në autobus.
“Pas kësaj, fëmijët shanin”, tha ajo. “Unë thashë: E dini, a mund ta ndaloni të gjithë, gjuhën e ndyrë?’” Në atë moment, ajo tha se “fëmijët” u bënë edhe më të padisiplinuar dhe filluan të mos respektonin, teksa e gjuanin mr sende.
Më pas ndodhi ajo që nuk pritej, ajo u nxorr pothuajse zvarrë nga autobusi./FolDrejt/