Policia belge hodhi ujë dhe gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit në Bruksel, të cilët u mblodhën për të protestuar kundër masave të qeverisë për Covid-19 dhe vaksinimeve. Rreth 50,000 marshuan nëpër kryeqytet përpara se të mblidheshin në parkun Cinquantenaire, trantojnë mediat e huaja.
Sipas një dëshmitari për Reuters, disa nga protestuesit hynë në ndërtesën ku është vendosur shërbimi diplomatik i BE-së, transmeton Fol Drejt.
Belgjika po përballet me valën e pestë të pandemisë. Rreth 89% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht dhe 67% kanë marrë dozën përforcuese.
“Isha shumë i zemëruar që fëmijët e mi duhej të bënin vaksinën.”
Dhuna nuk tolerohet, sipas presidentit të Këshillit Europian Charles Michel pas incidenteve të rënda dhe shkatërrimeve që ndodhën në demonstratë.