Në lagjen Fatih të Stambollit ka ndodhur një ngjarje që ka tronditur opinionin publik. Kamerat e sigurisë e kanë filmuar një moment kur një burrë e ndjek dhe e sulmon fizikisht një grua në mes të rrugës, transmeton Fol Drejt.
“Në Fatih të Stambollit, një person ka ndjekur një grua të huaj e cila ka zbritur nga makina e saj dhe e ka rrahur në mes të rrugës. Duke parë që gruaja ishte lënduar, një shitës i një dyqani afër, e goditi me grusht sulmuesin dhe ia theu hundën” – raporton haber7, transmeton Fol Drejt.
Videoja është plasuar më 7 korrik, ndërsa sulmi ka ndodhur një natë më parë.
Për më shumë, shihni videon: