Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, është shfaqur në një video i disponuar, pas një dite të ngarkuar në kuvend, ku të zgjedhurit e popullit dhanë një “spektakël” me grushte, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri Kurti është parë duke i inspektuar punimet në magjistralen Prishtinë – Podujevë, në orët e vona të pasdites së djeshme.
“Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës.
I falënderoj punëtorët e inxhinirët që nuk po ndalen ditë e natë për ta përfunduar këtë rrugë në afat!” – ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./FolDrejt/