Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), kanë vendosur ta furnizojnë Ukrainën me të ashtuquajtur “dronë kamikazë”.
Vetë Presidenti Biden njoftoi dje se do ofrojë 800 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën. Në pako, sipas Sky Newz do të përfshihen 800 raketa shtesë kundërajrore Stinger, 9,000 armë antitank, 100 dronë taktikë dhe një sërë armësh të vogla si granatahedhës.
Ndër to është edhe i ashtuquajturi “dron kamikazë”. Ai e ka fituar këtë nofkë sepse pas goditjes droni shkatërrohet dhe shpërthen./FolDrejt/