Mbrëmë Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në një intervistë të dhënë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), e pranoi se në marrëveshjet e arritura në parim me Serbinë, është pranuar edhe Asociacioni, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri Kurti fillimisht foli mbi punën e madhe të cilën e ka kryer ekzekutivi, duke e përmendur edhe çështjen e punësimit.
Ai ka shpjeguar arsyet se pse pala serbe ka hezituar ta nënshkruaj dokumentin.
“Unë mbroj interesat e Kosovës, gjithmonë kërkoj më shumë se sa që është ofruar, sepse besoj që na takon më shumë” – ka thënë ndër të tjera ai.
Për më shumë, Kurti ka treguar edhe që tashmë Kosova obligohet ta formojë edhe Asociacionin.
“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët konfirmojnë obligimin e tyre për t’i zbatuar marrëveshjet e kaluara” – ka pranuar ai.
Për më shumë, shihni intervistën: