E tërë vëmendja është përqendruar në zhvillimet në “Sheshin e Kuq” në Rusi.
Me rastin e “Ditës së Fitores”, atje është duke u mbajtur një paradë ushtarake, transmeton Fol Drejt.
Parada është përcjellë me një varg incidentesh të vogla, të cilat nuk i kanë shkuar përshtati qëllimit të Moskës zyrtare. Hakerët kanë, depërtuar në rrjetet kabllore ruse, duke bërë që ekranet televizive ta shfaqin mesazhin:
“Gjaku i ukrainasve është në duart e rusëve!”
The Sun shkruan se thirrja “Jo luftës” erdhi ndërsa rusët po përgatiteshin për të parë paradën vjetore në “Sheshin e Kuq”, me në krye Vladimr Putin.
Mesazhi u shfaq në operatorët celular MTS, NVT Plus, Rostelecim dhe Wink.
Ashtu siç edhe pritej, presidenti rus tha se lufta në Ukrainë ishte e nevojshme sepse Perëndimi “po përgatitej të pushtonte Rusinë.”
Një paradë ajrore u anulua në momentet e fundit. Në të qe përfshirja e avionit bërthamor të Doomsday u anulua papritur në minutën e fundit në Moskë për shkak të motit të keq. Megjithatë, ka pasur spekulime se ishte për arsye sigurie dhe frikë nga sulmet ndaj avionëve./FolDrejt/