Ballkani është i njohur si vend i trazirave dhe luftërave të shpeshta. Luftërat më të fundit ishin ato që çuan në shembjen e Jugosllavisë. Aktualisht, kjo pjesë e Evropës është relativisht e qetë, por me raporte të tensionuara ndërmjet disa vendeve.
VSB Defense ka përllogaritur potencialin ushtarak duke i radhitur nga 10 deri te 1 ushtritë më të fuqishme të këtyre vendeve, transmeton Fol Drejt.
Në këtë analizë krahasuese, vendi më i dobët ushtarak, në kuadër të kësaj dhjetësheje, del Republika e Maqedonisë së Veriut, me 20500 pjesëtarë të personelit ushtarak, përkatësisht me 8000 pjesëtarë aktivë dhe 5000 rezervë. Ndërkohë që vendi më i fuqishëm del Turqia me 895,000 pjesëtarë të personelit ushtarak, prej tyre 355000 ushtarë aktivë dhe 380000 rezervë.
Forca tokësore me autoblinda, tanke, topa kundërajror etj; forca detare me anije, nëndetëse etj; dhe forca ajrore me aeroplanë e helikopterë, bashkë me numrin e pjesëtarëve ushtarakë, përbëjnë premisat kryesore të kësaj analize.
Në krahasim me Maqedoninë Veriore, e cila i ka 24 avionë, Turqia i ka 206 avionë luftarakë.
Po ashtu, Shqipëria është radhitur e 8-ta, ndërsa Serbia e 4-tërta. Vendi ynë Kosova, nuk i është nënshtruar analizës.
Për më shumë, shihni video: