Cili është sekreti për të shijuar çdo situatë në jetë? Kjo është një pyetje së cilës janë rrekur t’i përgjigjen shumë njerëz. Muhamed B. Sytari ua jep një leksion ndjekësve të tij në llogarinë e tij në Youtobe, shkruan Fol Drejt.
Myftiu i Shkodrës, Sytari, fillimisht i referohet një thënie sipas së cilës, “njeriu vjen në këtë botë pa asgjë. Pastaj vrapon pas çdo gjëje. Pastaj ai e lë çdo gjë, dhe shkon pa asgjë, dhe do të llogaritet për çdo gjë!”, duke ua kujtuar besimtarëve se, si i varfri, si i pasuri, do t’ia dorëzojë shpirtin Zotit, ndërsa nuk do t’i shpëtojnë llogaridhënies.
Për më shumë, dëgjojeni në vijim: