Kylian Mbappe është mjaft i shpejt. Ai përllogaritet ndër futbollistët më të shpejtë, e mbase më i shpejtë në botë, por a do t’ia dilte ta mposhtte Usain Bolt në 100 metra?, shkruan Fol Drejt.
Sipas The Sun, një studim nga tetori i vitit 2022 zbuloi se francezi ishte lojtari më i shpejtë në botë, me një shpejtësi maksimale prej 10.6 metra në sekondë.
Por, a do të thotë kjo se ai mund të rivalizojë Boltin, njeriun më të shpejtë në histori, në një vrapim në 100 metra?
Këtë e tregon studimi i konvertuar në një video stimuluese 3D e cila është ngarkuar në YouTube nga Speed Showdown.
I njëjti kanal në YouTube tregoi gjithashtu se sa qesharake do të dukej nëse Bolt do të garonte me një ‘njeri mesatar’ mbi 100 metra.
Siç edhe dëshmohet, Mbappe nuk do të mund të matej me atë të xhamajkanit që është shumë më i shpejtë. /FolDrejt/