Dhjetëra deputetë amerikanë janë arrestuar dhe më pas janë liruar nga autoritetet e rendit, pas një proteste PRO abortit në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Fol Drejt.
Bëhet fjalë për 17 ligjvënës amerikanë, në mesin e të cilëve edhe demokratja Alexandria Ocasio-Cortez.
Politikanët u mblodhën përpara Kapitolit përpara se të marshonin drejt ndërtesës së gjykatës, duke manifestuar qëndirmin PRO abortit, me parulla të sojit: “trupat tanë, zgjedhja jonë”. Në mesin e grumbullit protestues ishin edhe Ilhan Omar, Rashida Tlaib dhe Cori Bush. Grumbulli vazhdoi të qëndronte përgjatë një vendkalimi për këmbësorët, përpara gjykatës, e cila ishte e rrethuar nga një gardh i madh që pretendohet të jetë i pakalueshëm dhe i ngritur për të mbajtur larg protestuesit.
Ata u ulën në mes të rrugës si një akt mosbindjeje civile paqësore.
“Protestuesit nuk liruan rrugën pas tre paralajmërimeve të zakonshme të bëra nga policia, duke vazhduar bllokimin e trafikut”, sipas njoftimit të policisë.
LIVE: Members of the @DemWomenCaucus and leaders from CPD Action affiliate orgs around the country are taking action? in DC to protect abortion rights weeks after the overturning of Roe v Wade. It’s time to #ExpandTheCourt. #BansOffOurBodies https://t.co/Gl9I6rGB2t
— CPD Action 💥 (@CPDAction) July 19, 2022
Më pas oficerët filluan të arrestonin ligjvënësit, duke i vendosur prangat. Në total u arrestuan 35 persona, të cilët më pas u liruan dhe do të duhet të paguajnë gjobë – njoftojnë mediat e huaja.
Vendimi historik i Gjykatës së Lartë për të drejtën e abortit ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në tërë ShBA-të./FolDrejt/