Në kabul, më 29 gusht të vitit të kaluar, ushtria amerikane kreu një sulm me dron, ku si pasojë la të vdekur 10 persona, në mesin e tyre 7 fëmijë.
Në videon e publikuar, shihet teksa ushtria ndjek një Toyota Corolla të bardhë në disa zona të qytetit, duke besuar se është një makinë që i përket grupit terrorist ISIS-K.
Pentagoni fillimisht mohoi akuzat, duke pretenduar se ai vrau një operativ të ISIS-K. Sipas tyre, ai po planifikonte një sulm të menjëhershëm ndaj forcave amerikane. Por besohet se ushtria ndoqi Zamarai Ahmadin, një afgan që punonte për Nutrition and Education International, një organizatë joqeveritare.