Sipas burimeve ndërkombëtare, delegacioni ukrainas tashmë ndodhet në vendngjarje.
Rusia që dje i ka bërë ftesë Ukrainës për t’u ulur në tryezën e bisedimeve, transmeton Fol Drejt.
Pala ukrainase ka refuzuar ta realizojë takimin në Bjellorusi, të cilin nuk e ka cilësuar si vend neutral, por ka pranuar që të shkojë në kufij të këtij shteti.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy është deklaruar se janë për bisedime, por nuk do të dorëzohen para agresionit rus./FolDrejt/