Faji nuk është jetim – ka thënë deputeti i pozitës Haxhi Avdyli, ndërsa është përfshirë në debatin për sektorin shëndetësor, duke ua kujtuar kolegëve opozitarë se “si fajet, si meritat” duhet t’i ndajmë, shkruan Fol Drejt.
Avdyli i cili vjen nga radhët e Listës Guxo, ka thënë se “tema e shëndetësisë duhet të na përbashkojë, sikurse temat për ushtrinë” dhe të tjera tema me rëndësi nacionale.
“Buxheti për shëndetësi ka një rritje signjifikante ka thënë ai”, duke ua kujtuar deputetëve që buxheti për këtë sektorë mund të arrijë në 300 milionë.
Sipas tij ky është një sinjal pozitiv, jo sepse “gjithçka arrihet me para” – është shprehur ai.
“Ne si shtet duhet të koncentrohemi në pikën e parë, ne duhet të koncentrohemi në resurset humane” – ka thënë ai, duke shtuar se kjo mund të arrihet vetëm me një plan të menduar mirë.
Po ashtu Avdyli ka thënë se: “Shëndetësisë po i mungojnë menaxherët e suksesshëm.”
Debati po vijon me deputetët e tjerë të lajmëruar për debat./FolDrejt/