Deputeti i opozitës maqedonase, Jovan Jauleski ka djegur nga foltorja letrën e propozimit francez të sugjeruar nga Emannuel Macron.
“Me Marrëveshjen e Prespës ju hapët varrin dhe me këtë të ashtuquajtur propozim francez doni ta varrosni. VMRO-DPMNE nuk do të lejojë që Kushtetuta të hapet dhe të ndryshohet, kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Nëse e hapim Kushtetutën, është për t’ju futur nga LSDM-ja si parti tradhtare dhe antishtetërore”.
Kështu deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, në seancën e sotme të Kuvendit dhe fjalimin e tij e përfundoi duke djegur propozimin francez derisa ishte ende në foltoren e Kuvendit.
Para tij edhe deputeti tjetër opozitar, Dragan Kovacki në fjalimin e tij shumë herë iu drejtua deputetëve të shumicës qeverisëse me fjalët “tradhtarë, të degjeneruar, nuk meritoni të quheni maqedonas”./abcnews.al/