Gjatë një emisioni LIVE, një deputet i parlamentit rus ka kërcënuar me jetë një gazetar gjerman, shkruan Fol Drejt.
Bëhet fjalë për Aleksey Zhuravlyov, deputet i parlamentit rus, dhe një aleat i presidentit rus Vladimir Putin.
Kërcënimi i tij iu adresua gazetarit gjerman që mbulonte luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.
Ngjarja ndodhi gjatë një interviste në programin rus të lajmeve 60 minuta, Zhuravlyov, lideri i partisë pro-Putin Rodina, kërcënoi Björn Stritzel, një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve BILD, i cili po mbulon luftën nga Ukraina. Një video e komenteve të tij u postua në Twitter të shtunën nga gazetarja Julia Davis, e cila monitoron propagandën ruse.
“Nuk më intereson, por po i them këtij nazisti: K****, do të vijmë të gjithë t’ju vrasim që të gjithëve,” u shpreh deputeti në kulm të tensionit.
Yevgeny Popov, gazetar dhe moderator i emisionit, provoi t’i qetësonte gjakrat dhe t’ia kujtonte deputetit se bëhej fjalë për një gazetar.
“Këta janë gazetarë” – i tha Popov, “Të mos bëjmë thirrje për vrasjen e askujt”, tha ai./FolDrejt/
Meanwhile in Russia: another normal day on Kremlin-controlled state television.
Appearing on 60 Minutes, State Duma Member Aleksey Zhuravlyov is threatening @BILD reporter in Ukraine @bjoernstritzel and other German journalists: “B***, all of us will come and kill all of you!” pic.twitter.com/XyCFxE4T87
— Julia Davis (@JuliaDavisNews) August 6, 2022