Sot në seancën parlamentare, deputetja Mirlinda Tishukaj Sadiku, e cila vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ia ka adresuar disa pyetje Ministrit Hajrullah Çeku, ndërsa i është referuar një raporti të publikuar nga gazeta online Fol Drejt.
Muaj më parë, gazetari Gëzim Olluri, shkroi një letër publike, nëpërmes së cilës ngriti shqetësimin për gjendjen e mjerueshme të bibliotekave në nivel vendi.
Kjo letër pasohet me një hulumtim dhe publikim të një raporti të zgjeruar, që evidenton edhe me të dhëna konkrete, situatën e tmerrshme në të cilën ndodhen këto institucione.
“Politikëbërje të brishta e biblioteka në varfëri”; “Biblioteka Kombëtare mes luftës, dhimbjes e rezistencë”; “Gjuhët e huaja në Bibliotekën Kombëtare dominante kundrejt shqipes”; dhe “175 biblioteka të djegura në Kosovë nga lufta gjenocidale e Serbisë” – s’janë veçse pjesë të hulumtimit në fjalë, që trajton temën e bibliotekave në Kosovë.
Sot deputetja Tishukaj Sadiku, iu është referuar të gjeturave të hulumtimit, ndërsa ka marr përgjigje edhe nga Ministri Çeku, i cili ndër të tjera ka thënë se, është rritur buxheti për këto institucione dhe se, përpjekja për t’i rregulluar problemet e shtresuara me vite, po vijon.
Për më shumë, shihni videon në vijim: