Faqja zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes e Ukrainës përmes një video xhirimi ku shihen ushtarët ukrainas duke zëvendësuar flamurin rus me atë ukrainas, ka shprehur bindjen se liria e popullit ukrainas është afër, raporton Fol Drejt.
Këtë pandehmë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e bëri në rrjetin social Twitter duke premtuar se flamuri ukrainas do të kthehet në çdo qytet dhe fshat të okupuar të Ukrainës.
Postimi i plotë:
“Kjo ditë po afrohet.
Flamuri ukrainas do të kthehet në çdo qytet dhe fshat të okupuar të Ukrainës. Dhe me këtë flamur liria do të kthehet.” /FolDrejt/
This day is getting closer.
The Ukrainian flag will return to every occupied Ukrainian city and village. And with this flag freedom will return. pic.twitter.com/LEDnTNkiTn— Defense of Ukraine (@DefenceU) October 24, 2022