Fabrika e çimentos Azovstal në Mariupol duket se është objektivi numër një i rusëve, me informacionet e deritanishme që flasin për një katastrofë të vërtetë.
Shërbimi i Sigurisë në Ukrainë (SBU) publikoi një video ku tregon një përgjim të një komandanti rus të njësisë tokësore, i cili thotë se avionët rusë po planifikojnë “të rrafshojnë gjithçka rreth Azovstal”.
Sipas ukrainasve gjatë regjistrimit komandanti rus ka qenë vetëm katër kilometra larg Azovstal.
Pjesë nga përgjimi
Burri: Presim surpriza nga Rusia këtu.
Gruaja: Çfarë surprizash?
Burri: Tre ton, nga qielli. Urdhri thotë që gjithçka të rrafshohet në tokë.
Biseda ka dalë në dritë nga CNN, e cila sqaron se nuk mund të verifikojë vërtetësinë e regjistrimit.
Megjithatë, në të kaluarën, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka publikuar një audio të komunikimit të përgjuar, gjatë së cilës ushtarët rusë flasin për vrasjen dhe përdhunimin e civilëve.
Në këtë mënyrë forcohen pretendimet për krime lufte nga pala ruse.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka reaguar ende ndaj përgjimeve.