Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri të Mitrovicë, të cilat më pas janë evidentuar dhe konfiskuar nga Dogana e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
“Pas pranimit të informacioneve relevante nga hetimet rajonale dhe të antidrogës së Policisë në Mitrovicë veri për aktivitete të dyshuara Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Rajonale e Mitrovicës veri sot me datë 9 maj 2023, rreth orës 11:00, me njësitet e saj, në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndërmarr veprime operative me që rast është lokalizuar një objekt (shtëpi banimi) në rrugën “Qeta e Minatorëve” ku një person i dyshuar kishte në posedim pajisje për prodhimin e kriptovalutave.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia theksoi se gjatë këtij operacioni në atë shtëpi janë gjetur pajisjet si në vijim:
Antiminer T9- 16 Copë
Antiminer S9 – 13 Copë
Kartela Grafike 4Gb 32 Copë
Kartela Grafike 8 Gb 33 Copë
Power Suplyer 10 Copë
Pajisjet e lartcekura janë evidentuar dhe konfiskuar nga Dogana e Kosovës. /FolDrejt/