Arbër Vokrri, zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka qëndruar për nëntë ditë radhazi në komunën e Leposaviqit, pranë kryetarit të kësaj komune Lulzim Hetemi.
Ai gjatë kësaj kohe ka ndarë pamje direkte nga qëndrimi në komunë, duke theksuar njëkohësisht se nuk ka nevojë për shqetësim pavarësisht lajmeve e zhvillimeve të fundit.
“Jam më se i sigurt se për një kohë të gjatë nuk ka me pasë trazira”, ka thënë ndër tjerash Vokrri, duke theksuar se situata në ditën e 8-të ka qenë e qetë dhe e shtensionuar.
“Jemi duke punu me kriju kushte për qytetarët e Leposaviqit që në mënyrë demokratike me i zgjedhë përfaqësuesit e vet, zyrtarët e vet”, ka shtuar më tej Vokrri.
“Janë zbulu dokumente të rëndësishmë që tregojnë aktivitet kriminal të konjukturës së mahershme, udhëheqësisë së mahershme të komunës së Leposaviqit”, ka thënë Vokrri.
Ndërkohë, në video shihet edhe një zyrë e veçantë “Hungarian Sniper Squad” brenda kësaj komune.
Video e plotë: