Trajneri kosovar në xhudo, Driton Kuka, ka thënë se është jashtëzakonisht i kënaqur me performancën e Nora Gjakovës dhe Loriana Kukas në Grand Slamin e Abu Dabit.
“Pas kampionatit botorë që u mbajt javë më parë, ku Distria mori medaljen e bronztë, pati një performancë të mirë, sepse ne si Kosovë dihet se kudo se shkojmë presim të paktën një medalje. Finalja e saj apo medalja e argjendtë është e shkëlqyeshme, sepse 15 muaj pauzë dhe pas operimit, mandej rikuperimi, nuk dihet nëse do të kthehesh, kështu që jam jashtëzakonisht i kënaqur me performancën e Norës në Abu Dabi, njëjtë vlen edhe për Lorianën”, tha Kukan në Sports Show të Klan Kosova.
Megjithatë, Kuka tha se Loriana nuk po arrin ta shfaqë as 50 përqind të aftësisë së saj.
“Ajo që më brengos në garën e Grand Slamit është se Loriana, një nga 3 apo 4 më të mirat në botë për momentin, por këtë nuk po e tregon në gara, duket se po i mungon konsistenca e formës dhe normalisht është e re”, tha Kuka.