Policia e Virxhinias është duke i kërkuar dy burra të cilët, nën kërcënimin e armëve, grabitën disa banorë të moshuar, shkruan NYP, transmeton Fol Drejt.
Grabitësit hynë në shtëpinë e dy të moshuarve dhe vodhën një portofol, ndërsa i kërcënonin me armë të moshuarit.
Ngjarja ka ndodhur në Portsmouth të Virxhinias të mërkurën rreth orës 13:50. kur Mitchell Boney Jr., 25 vjeç dhe Tyree Demont Boney Jr., 22, dyshohet se hynë në banesën e dy të moshuarve dhe i urdhëruan ata “të futeshin brenda një dollapi prej liri nën kërcënimin e armës”.
Sipas Departamentit të Policisë në Portsmouth, të dyshuarit më pas vodhën një portofol dhe kasafortë.
Policia ka deklaruar se nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar.
Në raport thuhet se policia e Virxhinias është duke i kërkuar dy burra mbi të cilët rëndojnë disa akuza: për vjedhje me armë, përdorim armë zjarri, rrëmbim dhe komplot për të kryer një vjedhje./FolDrejt/