Dy spitale u goditën në sulmin vdekjeprurës të Rusisë në qytetin Kherson dje. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Rusët vazhdojnë të sulmojnë spitalet në rajonin Kherson. Këto janë sulme të qëllimshme terroriste në objektet që ofrojnë ndihmë për civilët. Dje, armiku goditi dy objekte shëndetësore në Kherson”, shkroi Yanushevych.
Sipas fjalëve të tij, predha ruse goditën territorin e Spitalit Klinik Rajonal Kherson.
Për më tepër, granatimet e armikut prekën objektin rajonal të kujdesit psikiatrik. Zyra e mjekut, sistemi i furnizimit me ngrohje dhe pjesërisht çatia u shkatërruan.
Një kujtesë se, më 24 dhjetor 2022, trupat ruse granatuan qendrën e Khersonit. Gjithsej 16 civilë u raportuan të vrarë dhe 64 të plagosur. /FolDrejt/