Kryeministri Albin Kurti në jetën politike e publike që ka bërë në këto 25 vjetët e fundit shpesh është përballur me pyetje interesante e jo rrallë edhe të çuditshme.
Një pyetje e tillë atij i është bërë nga një shikues i TV Valit në një intervistë që e kishte realizuar ai në vitin 2002 në Gjilan, transmeton Fol Drejt.
Aty moderatori ka lexuar pyetjen e Shaban Terziut:
Moderatori: Shaban Terziu thotë se babai juaj ka deklaruar se Arianiti është më i zoti se ju. A pajtoheni me këtë?
Albin Kurti: Arianiti është vëllau im. Nuk e di, ndoshta është më i zoti se unë. Këtë le ta vlerësojnë të tjerët.
Këtë pjesë mund ta gjeni në minutën 60:30 të intervistës./FolDrejt/