Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka publikuar një video të njësive ushtarake ruse duke u kthyer në bazat e tyre të përhershme, pas kryerjes së stërvitjeve në ditët e kaluara në Krimenë e aneksuar ilegalisht.
Videoja e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregon kthimin e trupave të Qarkut Ushtarak Jugor në bazat e saj mbi Urën e Kerçit, pas përfundimit të stërvitjeve në poligonet e Krimesë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Rusia publikon video të njësive të saj duke u kthyer nga stërvitja ushtarake në Krime https://t.co/WBTOqnGErj pic.twitter.com/DmHRoGIokB
— ANADOLU AGENCY (AL) (@aa_albanian) February 16, 2022