Në një intervistë televizive, një magjistare ruse, duke folur për ndikimin që ka magjia në njerëz, ka vënë theksin mbi vështirësitë që i nxjerrin njerëzit që praktikojnë fenë islame.
Sipas saj, lutjet, namazi që ata kryejnë çdo ditë dhe lidhja e fortë që kanë me besimin, e bën të vështirë influencën prej magjive.
“Është shumë e vështirë që të ndikosh mbi myslimanët, ata janë në një lidhje të vazhdueshme me Zotin, ata bëjnë namaz çdo ditë, lexojnë lutje çdo ditë, ndaj është shumë e vështirë që të ndikosh mbi ta”, ka thënë ajo në intervistë.
“Shumë prej tyre janë ndryshe prej dikujt që shkon në kishë vetëm një herë, kur gjithçka u shkon keq në jetë, luten një herë dhe pastaj harrojnë për Zotin, ndërkohë myslimanët besojnë plotësisht dhe gjithë energjinë ia japin Krijuesit të tyre dhe ky Krijues i mbron ata, prandaj është e vështirë që t’i bëhet magji apo çfarëdo ndikimi tjetër një besimtari të vërtetë mysliman.” – ka thënë ajo./FolDrejt/