Pamjet e sapo publikuara, shfaqin momentin dramatik të arrestimit të një burri nga policia e Los Anxhelosit, pasi dyshohet se goditi nënën e tij me një shpatë samurai dhe vrau qenin e saj të martën mbrëma, shkruan Fol Drejt.
I dyshuari, 23-vjeçari Eric Herrera, u akuzua për tentativë vrasje të 43-vjeçares, që fqinjët e identifikuan si nëna e tij, sipas LA Times.
Policia tha se ka marrë telefonata të shumta në 911 rreth orës 23:20. duke raportuar një sulm me një armë vdekjeprurëse në bllokun 1200 të South Victoria Avenue në lagjen Mid-Wilshire të Los Anxhelosit.
Kur oficerët arritën, ata panë Herrerën duke ecur në mes të rrugës duke mbajtur dy shpata dhe u përpoqën ta vinin në kontroll situatën, siç tregon video e publikuar nga LAPD.
“Lëre poshtë”, dëgjohen oficerët duke i bërtitur Herrera-s teksa ai u drejtoi shpatat.
Sipas policisë, nëna e tij kishte shpëtuar vetëm me disa lëndime, por ishte në gjendje ende të mbahej. Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi burrin të bënte një sulm aq brutal mbi qenin dhe nënën e tij, shkruan NYP./FolDrejt/