5 persona kanë humbur jetën, ndërsa 38 të tjerë janë lënduar, si pasojë e përmbysjes së një autobusi në Turqi, shkruan Fol Drejt.
Sipas mediave turke, incidenti ndodhi afër Bursës.
Ai doli jashtë kontrollit në vendndodhjen Kocayayla të rrethit İnegöl të Bursës, rreth orës 08:30 të mëngjesit të djeshëm.
Autobusi përfundoi 20 metra poshtë një humnere, ndërsa ishte i mbushur me plot turistë. Në aksident humbën jetën shoferi dhe 5 persona të tjerë, pasagjerë./FolDrejt/