Një qytetare nga Elbasani duket se është revoltuar tej mase me Kryeministrin Edi Rama, aq sa ajo ka kërkuar armë për ta vrarë atë, raporton Fol Derjt.
Disa përkrahës të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), u mblodhën sot në Sheshin Gensher, për t’i shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë, raportojnë mediat nga Shqipëria.
Shumë prej tyre, në mënyrë simbolike, fikën veturat në mes të sheshit, në shenjë revolte ndaj ngritjes së çmimeve të karburanteve.
Njëra prej protestuesve ka dalë si “vullnetare” për ta vrarë kryeministrin, ndërsa e ka cilësuar këtë të fundit fajtor për krizën ekonomike:
“Mjerë popullin e shkretë çfarë e ka gjetur me një drogmen, që është në dorën e atij. Atë po nuk e hoqi qafe njeri, bini nënës një snajper edhe… ta vras mu në lule të ballit. Çfarë do më bëjnë mua ata”, tha ajo.
Çmimet e karburantit në tregun e Shqipërisë janë më të lartat në rajon, ndërsa nafta ka arritur në 245 lekë për litër. Kjo nga PD po konsiderohet si një çmim abuziv dhe i papranueshëm./FolDrejt/